Kuvendi i Shqiperise duhet te vere ne dispozicion fondin e pagave te deputeteve te opozites per banoret e goditur nga permbytjet.
Deputeti Alfred Dalipi propozoi dje qe i gjithe fondi i grumbulluar rezerve per shkak te bojkotit te deputeteve te Partise Socialiste te kaloje ne ndihme te atyre qe jane ne nevoje.
“Ky te jete kontributi yne i pare. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duhet urgjentisht qe kete kontribut ta legalizoje dhe ta çoje atje ku njerezit kane nevoje”, u shpreh Dalipi.
Sipas tij, Topalli duhet te tregoje ku i ka 650 milione dhe t’ua çoje kete kontribut atyre qe po kalojne momentet e veshtira. “Ata jane sot atje ne mes te fatkeqesise per shkak te keqqeverisjes”, konstatoi Dalipi.
Deputeti socialist shkon me tej teksa thote se “me kete qe ndodhi, çdo fatkeqesi per faj te keqqeverisjes nuk duhet te paguhet nga taksat e shqiptareve, por te krijohet nje kulture ku faturen ta marre fajtori, pra Dritan Prifti dhe Sali Berisha ne rastin konkret”.
Top Channel