Inspektorati i Larte i Ndertimit ka goditur per here te dyte pallatin 12-katesh ne qender te kryeqytetit, me pronar Ilir Maten, qe konsiderohet si njeri i afert me kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, per shkak te lidhjes se tij familjare me Dashamir Pezen, deputet i Partise Socialiste.
Perfaqesuesit e pronarit te ketij objekti shprehen se ky veprim i Inspektoratit te Larte te Ndertimit eshte krejtesisht i paligjshem, pasi çeshtja eshte ende ne gjykate dhe seanca gjyqesore do te zhvillohet me 12 janar.
Ata pohojne se per ndertimin e ketij pallati jane marre te gjitha lejet, si dhe jane siguruar te gjitha dokumentet qe kerkohen nga ligji, ndaj dhe kane hedhur poshte pretendimin e inspektoratit se pallati eshte pa leje dhe ne truall shteteror.
Por duket se pavaresisht goditjeve me matrapik te ketij objekti, pallati 12-katesh nuk do te mund te prishet. Madje, per nje gje te tille duket se jane te ndergjegjshem edhe vete drejtuesit e Inspektoratit te Larte te Ndertimit.
Per te zbatuar urdhrin, ata ne te dyja, aksionet per rrezimin e ketij objekti kane goditur muret dhe jo shtyllat mbajtese prej betoni.
Sipas eksperteve te fushes se ndertimit, ky pallat nuk mund te rrezohet kaq thjesht, pasi kjo do te shkaktonte nje tragjedi per banesat rreth e rrotull tij. Ky objekt ndodhet ne qender te kryeqytetit pas hotel Tiranes, ne nje zone tejet te populluar.
Top Channel