Ne Ultesiren e Shkodres vazhdon situata dramatike. Te dhenat e fundit te Ministrise se Brendshme, qe i perkasin oreve te vona te nates se mbremshme tregojne per rritjen e numrit te personave te evakuuar.
Sipas Shtabit te Emergjences, po vazhdon intensivisht evakuimi kryesisht ne bashkine e Shkodres ne lagjet Baçallek, Ajasem e Livade.
Gjate operacioneve ne terren jane evakuuar edhe 1067 krere bageti.
Sipas komunikates se leshuar nga Ministria e Brendshme, njofton se u zhvillua mbledhja e posaçme me drejtuesit e komunes Dajc, ku u percaktuan masat konkrete per te nderhyre me ndihma ushqimore, asistence shendetesore dhe plotesimin e kushteve me imediate per jetese te komunitetit qe eshte evakuuar brenda komunes, kryesisht ne fshatin Pentar te Dajcit.
Kjo komune ka edhe numerin me te madh te shtepive te permbytura dhe njekohesisht numrin e banoreve te evakuuar.
Eshte bere nderkohe edhe atashimi i perfaqesuesve te ushtrise prane çdo kryetari komune te permbytur, me qellim qe operacionet e evakuim shpetimit dhe te ndihmave ushqimore qe do te dergohen ne komunat Dajç, Ana Malit, Berdice, Bushat dhe Bashkia Shkoder te jene sa me efektive.
Top Channel