Permbytjet ne shifra, 10.000 ha toke, 2.405 shtepi…

09/01/2010 15:00

Ne ultesiren e Nenshkodres dhe lagjet periferike te qytetit, prane liqenit, vazhdon situata dramatike. (UPDATE)

Nga mengjesi ne mesdite rezultojne te jene permbytur edhe 200 shtepi me shume.

Te dhenat e fundit te Ministrise se Brendshme deri ne mesdite, tregojne se ka filluar evakuimi edhe ne lagjet e qytetit, per shkak te rritjes se vazhdueshme te nivelit te liqenit dhe permbytjes se shtepive edhe ne qytet.

Niveli i lumit Bune eshte 9 metra e 11 centimetra, vetem 14 centimetra nga niveli kritik, pas te cilit edhe Buna nis permbytjet ne hyrje te qytetit te Shkodres.

Ministria e Brendshme njofton se eshte bere evakuimi i 200 personave nga lagjja Livade e qytetit. Gjithashtu vazhdojne evakuimet edhe nga fshatrat e tjere te permbytur tashme prej disa ditesh, nderkohe qe rruga qe lidh qyteti me pjesen tjeter te vendit eshte bere e kalueshme.

Ndersa ka filluar edhe dergimi i ndihmave nga kompani te ndryshme private dhe rezervat e shtetit te cilat po magazinohet ne depot e ushtrise ne Gjader te Lezhes si dhe ne ish-uzinen e telave ne Shkoder.

Paralelisht, sipas Shtabit te Emergjences, po behet edhe planifikimi per shperndarjen e ndihmave ne komunen e Dajcit, e cila eshte edhe komuna me e madhe dhe me e prekur.

Vetem ne kete komune jane permbytur 2 mije hektare toke dhe mbi 1187 shtepi. Forcat e Armatosura qe jane vene ne dispozicion te zones se permbytur jane shtuar nga 611 ne 839. Ne total ne ultesiren e Shkodres, rezultojne te jene permbytur 10 mije hektare toke, 2.405 shtepi si dhe jane evakuuar 4 mije e 177 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB