Permbytjet, Basha apel per evakuim

09/01/2010 20:25

Ministri i Brendshem, Lulzim Basha ka bere edhe njehere thirrje per evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura, ne nje lidhje te drejtperdrejte me Top Channel nga komuna Dajc.

Ai theksoi se gjendja eshte nen kontroll, por largimi i banoreve duhet te ndodhe per te lehtesuar dhenien e ndihmes nga forcat operacionale.

“Te gjithe te bashkepunojne me autoritetet dhe te vazhdoje evakuimi”, eshte shprehur Basha duke njoftuar edhe hapjen e rruges tokesore per komunikimin me Dajcin.

“Eshte hapur arteria rrugore me Dajcin dhe nderhyrja do te behet edhe me ane te rruges tokesore”, theksoi ministri.

Ai pohoi se nuk ka asnje rrezik epidemie dhe se banoret e evakuuar jane ne gjendje te mire shendetesore.

“Nuk ka asnje raport per rrezik epidemie. Ekipet mjekesore qe jane ne terren kane vertetuar se gjendja shendetesore e te evakuuarve eshte shume e mire. Ka pasur vetem dy urgjenca qe nuk kane te bejne drejtperdrejt me lageshtiren dhe ujin”, eshte shprehur Basha.

Sipas tij, situata do vazhdoje te mbetet e tille edhe per 48 oret e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA