Ne zonen e nen-Shkodres problemtatike vazhdojne te mbeten komunat Berdice dhe Dajc, ku ka ende banore qe kane refuzuar evakuimin. Madje ne Berdice, mes banoreve qe kane qendruar, ka edhe femije.
Banoret e Berdices kerkojne me teper vemendje.
“Nuk genjehemi me nje thes miell, se buke ha kushdo sot, por duhet t’i thirret mendjes se cfare ka ndodhur”, eshte shprehur nje nga banoret.
“S’na ka ardhur asnje, s’kemi marre ndihma”, thekson nje tjeter banor.
Por ne fakt kryetarja e Kuvendit dhe deputete e qarkut te Shkodres Jozefina Topalli ndodhet ne terren.
“Une sapo takova dy banore te Berdices, ndihma jane cuar, por mbase ndonje s’e ka marre se aty ku eshte ai ndoshta eshte e pamundur te shkohet. Prandaj ne bejme thirrje qe ata te pranojne evakuimin qe ndihma t’u shkoje”, pohoi Topalli.
Ajo pranon se harta e permbytjes ne zonen e nen-Shkodres mund te zgjerohet.
“Mund te kete permbytje ne komunen e Bushatit, ndoshta edhe ne komuna te tjera. Jane bere lajmerime dhe nuk besoj se kjo emergjence do te perfundoje shume shpejt, pasi ka perkeqesim te motit”, eshte shprehur Topalli.
Deputetet socialiste te Shkodres, edhe ata ne terren, akuzuan qeverine per keqmenaxhim.
“Ky duket si nje Gerdec i mbuluar me uje. I bejme thirrje qeverise qe ta menaxhoje me mire situaten se c’e ka menaxhuar deri tani. Ne kete kuader qeveria duhet te miratoje nje fond paraprak dhe te mos prese qe te perfundoje llogaritja e demeve”, deklaroi Namik Dokle.
Nderkohe moti eshte i pafavorshem dhe e ben perspektiven edhe me te zymte.
Top Channel