Partia Socialiste: Kriza jo natyrore

09/01/2010 15:40

Partia Socialiste kerkon nxjerrjen e pergjegjesive, qe shkaktuan sipas opozites katastrofen ne veri.

Deputeti Sajmir Tahiri tha te shtunen pas mesdites se kjo katastrofe e shkaktuar edhe per arsye korruptive duhet te kete pergjegjes.Sipas Deputetit Tahiri babezia e qeverise per te fituar me cdo kusht nga eksporti i energjise coi ne mbushjen e digave pertej limiteve.

“Kjo katastrofe nuk eshte natyrore. Ka ligje dhe rregullore teknike qe nuk jane respektuar, duke sjelle keto pasoja te paimagjinueshme. Babezia e qeverise per te fituar me çdo kusht nga eksporti i energjise degradoi ne skenarin me te keq te mundshem, ne permbytje te ketyre permasave te jashtezakonshme. Per kete duhet te mbajne pergjegjesi te gjithe ata qe me veprimet ose mosveprimet e tyre, shkaktuan keto pasoja. Duke filluar me Dritan Priftin, i cili duhet te largohet nga detyra jo vetem pse eshte pergjegjes per kete qe ka ndodhur, por edhe per t’i dhene siguri banoreve te permbytur dhe gjithe shqiptareve, se katastrofa te tilla nuk do te ndodhin me ne te ardhmen”, u shpreh Tahiri.

Deputeti perseriti kerkesen per prokurorine qe te nise hetimet per ata qe cuan ne kete pike situaten ne veri te vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA