Edhe pse me prurje me te pakta, rritja e Fierzes nuk ka ndermend te ndalet. Strategjia qe po ndjek KESH synon minimizimin e derdhjeve ne lume per te shmangur permbytjet, por nga ana tjeter ruajtjen e niveleve ne hidrocentrale per te evituar katastrofat.
Gjate dites se djeshme, niveli i liqenit te Fierzes eshte rritur me rreth 30 cm, edhe pse prurjet kane rene me afro 500 meter kub/sekonde.
Nderkaq, autoritetet u tremben reshjeve ne fundjave, megjithate ato parashikojne nje situate me te zbutur per shkak te shkrirjes se bores.
Nga ana tjeter, KESH konfirmon sigurine qe japin portat e derdhjes ne hidrocentralin e Fierzes, duke hedhur poshte pretendimet se njera nga to nuk eshte ne gjendje optimale. KESH ka kryer nje testim, duke hapur porten numer 3 (pjesa e remontit).
Rezultati ishte pozitiv dhe konfirmon garancine qe jepet ne rast se do te nevojitet hapja e kesaj porte.
Top Channel