Eshte nje yll i galaktikes sone, ne Rrugen e Qumeshtit, larg nga Toka 3.260 vite drite, i cili mund te shpertheje dhe te veje ne rrezik jeten e planetit tone.

Perspektiva e pakendshme eshte ilustruar ne takimin e “American Astronomical Society”, ne Uashington duke saktesuar se nje gje e tille mund te ndodhe 10 milione vite me vone, por ndoshta edhe me pare.

Pas studimit eshte zbuluar se behet fjale per nje cift yjesh ku nje nga te dyja eshte nje xhuxh i bardhe, qe astronomet e quajne “Nova periodike”, pasi periodikisht paraqet shperthimet te regjistruara me intervale prej 20 vitesh.

Keto shperthime ndodhin gjate procesit kur ylli grumbullon materiale (gazra te pasur me hidrogjen) qe i merren yllit fqinj me ane te forces se tij te rendeses.

Ne kete menyre trupi qiellor shton masen e vete dhe kur arrin nje nivel te caktuar, shperthen duke leshuar energji 10 milione here me te madhe nga nje shperthim i zakonshem.

Dhe pikerisht 10 milione vite me vone, ose edhe me pare, pritet qe ylli te arrije nivelet e rrezikshme, qe do t’i jepnin fund jetes ne Toke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA