Ne shtepite e permbytura vazhdon te kete ende njerez qe jetojne aty per te ruajtur ate qe ata thone qe ka mbetur nga permbytja.
Kryesisht jane burrat, te cilet levizin me varka te vogla ne mjediset perreth shtepive apo edhe per te komunikuar me fqinjet.
Asim Peqini banor i lagjes Ajasem buze Drinit e ka te pamundur te shkoje ne banese pa varke.
Shtepine e Asimit e ndan vetem nje mur nga lumi Drin dhe vetem kaq te duhet qe te kuptosh se ne kete banese permbytja ka qene akoma me e madhe.
Thellesia ne oborrin para shtepise shkon mbi 1.50 metra.Asimin rrefen se familjen e tij gruan me dy djemte i ka larguar tek te afermit dhe ka qendruar vete nga meraku per shtepine.
Pas asaj qe ndodhi per Asimin e rendesishme eshte demi qe eshte bere, pasi vetem nje divan dhe frigorifer ka arritur te shpetoje.
Pak metra lart shtepise si per te treguar se beteja me ujin vazhdon, Asimi ka vendosur dhe nje krevat ku qendron gjate gjith nates duke fjetur jashte buze ujit qe i ka rrethuar shtepine.
Top Channel