Mbi 150 mije persona jane larguar nga Maqedonia qe kur Bashkimi Evropian miratoi heqjen e regjimit te vizave.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, te cilat iu referohen te dhenave prane Ministrise se Jashtme lokale.

Sipas ketyre te fundit, shifra ne fjale eshte regjistruar nga 19 dhjetori e deri ne fillim te javes.

Nga keta 150 mije, vetem 60 jane kthyer ne vendlindje permes pikave kufitare nga te cilat kishin dale.

Burimet shtojne me tej se me heqjen e regjimit te vizave 10 mije shtetas maqedonas kane shkuar ne Greqi, nga te cilet jane kthyer vetem tre vete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA