Numri i vendeve te punes te humbura, si pasoje e krizes ekonomike, vijoi te rritet gjate tremujorit te trete te vitit 2009 dhe tendenca duket se eshte negative, behet e ditur nga te dhenat e publikuara dje prej Institutit te Statistikave.
Rreth 1300 vende pune u mbyllen ne periudhen korrik-shtator, tremujori i trete radhazi me ecuri negative. Te gjitha vendet e punes jane humbur ne sektorin privat jobujqesor.
Ne fund te shtatorit 2009, Shqiperia kishte gjithsej 236500 te punesuar me sigurime shoqerore ne sektorin privat, nga 239 mije veta qe ishin ne dhjetor te vitit 2008.
Te punesuarit ne sektorin publik qene 166 mije vete, shifer kjo e pandryshueshme qe nga viti 2007. Nje e treta e shqiptareve te punesuar ne sektorin privat jane me statusin e te vetepunesuarit si sipermarres ne biznesin e vogel.
Top Channel