Kosove, hetim 13 agjenteve te policise
09/01/2010 13:40
Policia e Kosoves ka hapur nje hetim ndaj 13 agjenteve te saj, te cilet akuzohen per shkelje te normave profesionale dhe kryerje te veprave penale.
Lajmin e ka bere te ditur nendrejtori i Policise Rajonale, Ergin Medic, i cili ka saktesuar se 13 agjentet qe veprojne ne veri ndodhen nen hetim per shkeljet e siperpermendura.
“Behet fjale per sjellje joprofesionale, por hetimi ka te beje edhe per kryerje te veprave penale”, ka pohuar Medic.
Drejtori i policise iu ka bere thirrje qytetareve te veriut te Kosoves, qe pakenaqesite ndaj punes se policise t’i denoncojne.
Ne veri te Kosoves punojne mbi 300 pjesetare te Policise se Kosoves, 80 prej te cileve vetem ne stacionin policor te Mitrovices.
Top Channel