Zyra e shoqates se emigranteve shqiptare ‘Iliria’ ne qytetin e Volosit ne Greqine qendrore eshte demtuar per te shtaten here brenda kater vitesh.
Sipas policise greke ne prag te festes fetare te ujit te bekuar persona te panjohur thyen xhamat e kesaj zyre ndersa kane hedhur gure e tulla ne ambientet e brendshme te saj.
Sipas Eduard Tafait, kryetarit te kesaj shoqate teper te madhe dhe te fuqishme ne kete zone te Greqise, eshte nje veprim qe jep mesazhe negative ne prag te diskutimit te ligjit te ri per nenshtetesine e emigranteve dhe te drejtes se tyre zgjedhore ne zgjedhjet e ardhshme lokale ne fund te ketij viti.
E ndodhur perballe ketyre veprimeve shoqata e emigranteve ka deklaruar se do te mbylle perkohesisht zyren e saj, perderisa edhe heret e tjera kur ka denoncuar aktet e vandalizmit ne policine e qytetit, ceshtja ka ngelur ne kuadrin e hetimit te paperfunduar.
Gjithashtu mesohet nga mediat greke se nje veprim i ngjashem dhune eshte kryer edhe ndaj agjensise turistike te ketij qyteti qe organizon udhetime turistike nga Greqia ne Shqiperi.
Top Channel