Ende problematik kalimi ne uren e Fierzes

09/01/2010 15:10

Vazhdon te mbetet problematik kalimi  ne uren, qe lidhen Tropojen me pjesen tjeter te vendit.

Nga mengjesi i djeshem, kembet e saj jane zhytur 20 cm nen toke, cka ka cuar ne demtimin e vete rruges mbi ure dhe traseve anesore.

Policia rrugore ka mbushur gropen e krijuar nje dite me pare, por si pasoje e demtimeve te reja, ne kete ure eshte ndaluar kalimi i mjeteve me tonazh te rende, nderkohe qe lejohet qarkullimi i mjeteve me peshe te lehte, nen mbikqyrjen e rrepte te policise, qe eshte vendosur ne te dyja krahet e ures.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA