Gjiri i Durresit eshte perfshire nga era dhe reshjet e shumta te shiut qe kane krijuar veshtiresi dhe vonesa ne lundrimin e trageteve, por edhe automjeteve e kembesoreve ne qytet.
Tragetet “Flaminia” dhe “Athens” jane futur me me shume se dy ore vonese ne port, ndersa trageti “Venezia” qe eshte nisur mengjesin e sotem nga Durresi drejt Barit ka hasur veshtiresi ne lundrim.
Tallazet detare kane trembur pasagjeret, po kapiteneria e portit ne nje komunikim me drejtuesit e tragetit ka dhene ‘OK’ per vazhdimin e lundrimit. Trageti i nisur nga Trieste dhe qe duhej te mberrinte ne port mbremjen e kaluar eshte strehuar ne ujerat dalmate te Kroacise deri ne qetesimin e detit dhe pritet te mberrije sot pas mesdites.
Rreth ores 11.00, situata ne port eshte qetesuar, por jo ne det te hapur ku forca vazhdon te jete 7-9 balle.
Anijet e peshkimit dhe anijet tregtare te tonazhit te vogel e te mesem jane paralajmeruar te shtyjne per ne nje tjeter moment lundrimet e tyre, nderkohe shume nga rruget e rrethit bregdetar jane permbytur per shkak te reshjeve te shumta.
Kritike paraqitet situata ne zonen e plazhit te Durresit, Shkozetit, Spitalles e Porto Romanos nga bllokimi i kanalit te ujerave te larta.
Top Channel