Virusi i gripit te derrit po qarkullon vrullshem ne territorin e vendit tone. Pandemia AH1N1 eshte pjese e jona ne shtepi, ne vendet e punes, ne shkolla, apo ambiente ku ka grumbullime.
Raste te renda jane verejtur me “shumice” ne muajin dhjetor. Vdekjet jane raportuar kryesisht nga spitalet e Tiranes.
Instituti i Shendetit Publik ka bere nje rezyme te fundit lidhur me rastet e renda te prekura nga AH1N1 dhe situaten ne pergjithesi.
Per here te pare ne grupin e rasteve te renda raportohet te jene edhe femije me moshe nga 0 deri ne 14 vjeç.
Dy femijet e prekur nga AH1N1 kane pasur probleme shendetesore bashkeshoqeruese siç eshte leshmanjoza, apo encefalopati, qe shkakton demtim fizik te trurit.
Nderkohe qe dy dite me pare kane dale nga gjendja e rrezikut per jeten, dy gra shtatzena, te cilat aktualisht ndodhen ne gjendje relativisht te mire shendetesore.
Gjate nentorit vihet re qarkullimi intensiv i virusit pandemik ne vendin tone. Ne sistemin e survejances spitalore perfshihen edhe sindroma e insuficiences respiratore akute, semundjet e renda te pashpjeguara, si dhe vdekjet e papritura.
Top Channel