Pyetesori, Berisha: Provim per qeverine

08/01/2010 20:30

Paralelisht me perballimin e situates se emergjences, qeverise i duhet te perballet edhe me nje sfide tjeter, kete here me afatgjate, por edhe shume serioze, t’i pergjigjet 2284 pyetjeve te Brukselit, ne menyre qe me vone te vleresohet nese Shqiperia eshte gati ose jo te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian.

Perpara se te nisej ne zonen e permbytur ne Shkoder, kryeministri Berisha mblodhi komitetin nderministror te integrimit, ku u deklaroi ministrave se pergjigjet e pytesorit, pervecse nje test per vendin, jane edhe test per secilin prej tyre.

“E di qe ne kete kohe keni shume detyrime, por pyetesori eshte mbi te gjitha, pasi eshte nje provim per qeverine dhe vendin ne teresi, eshte nje provim per cdonjerin prej jush dhe per te gjithe ne”, deklaroi Berisha.

Deri tani sipas ministres se Integrimit, Majlinda Bregu dy ministrite lider qe kane dorezuar pergjigjet, te cilat gjithsesi, nuk jane ende ne formen e tyre perfundimtare, sic do t’i dorezohen Brukselit, jane Financat dhe Transportet.

Gjithsej nga 2284 pyetje kane perfunduar 1853 ose 81 perqind e tyre, por per zonjen Bregu me e rendesishme se sasia, eshte cilesia.

“Pikesepari ka rendesi cilesia, pasi te gjitha perqindjet qe ju dhash sot jane statistikore. Dhe per te gjithe kapitujt do te kete ulje diskutime, per te dhene nje pergjigje perfundimtare”, eshte shprehur Bregu.

Ministrja Bregu konfirmoi se mes pyetjeve te kriterit politik nga Brukseli kerkohet pergjigje edhe per situaten aktuale politike, qe lidhet me te ardhmen e mandateve te deputeteve te opozites, nese ata nuk hyjne ne parlament.

“Specifikisht kerkohet edhe cfare parashikon ligji shqiptar kur partite politike nuk marrin pjese ne parlament”, pohoi Bregu.

Zonja Bregu nuk tha se cfare pergjigje do te cohet ne Bruksel, por burime zyrtare bejne te ditur per Top Channel se pala shqiptare ka shpejguar se mandati i deputeteve perfundon kur ata nuk bejne betimin brenda 6 muajve nga data e hapjes se legjislatures, ose thene ndryshe deri ne 7 mars te ketij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA