
Kryeministri italian Silvio Berlusconi po ndjek me vemendje emergjencen e permbytjeve ne Shqiperi dhe ka konfirmuar gadishmerine e qeverise italiane per te ndihmuar popullsine e demtuara.
Keshtu lexohet ne nje komunikate te kryeministrise italiane ku permendet edhe fakti qe ne Shqiperi eshte derguar profesor Roberto Guercio, komisar i jashtezakonshem per emergjencat e digave. Edhe gjate telefonates qe zhvilluan ministrat e puneve te Jashtme te dy vendeve, Ilir Meta dhe Franco Frattini, pala italiane ka bere te ditur se do te jape çdo ndihme te nevojshme per kapercimin sa me te shpejte te situates.
Perveç ndihmes materiale, ndihma teknike italiane eshte shume e vyer, sepse Italia ka vuajtur dhe vuan problemin e permbytjeve, rrjedhoje e konformacionit hidro-gjeologjik te vendit dhe te ndertimeve ne zonat ne rrezik.
Sipas shoqatave per mbrojtjen e mjedisit ndertime te tilla ekzistojne ne 80% te komunave italiane.
Top Channel