Gjakmarrje ne moshen e internetit

08/01/2010 19:00

Tirana eshte metropoli qe te josh me vezullimin e jetes se dites dhe te nates. Brenda pak viteve kryeqyteti shqiptar u kthye ne endrren e pjeses me te madhe te atyre qe kerkonin nje jete me te mire, por ndonjehere me cmim te larte.

Por eshte pikerisht ky qytet i madh, me shkelqimin dhe modernizmin e tij qe u shnderrua ne skenen e nje drame me shume, ate per dy familje mirditore, Nikollit dhe Qafes. Ata u shperngulen nga pjesa veriore e Shqiperise, per t’u vendosur ne Kamez, por qe shume shpejt u perfshine ne fenomenin e gjakmarrjes dhe qe aktualisht, pervec ndeshkimit nga drejtesia, vuajne pasojat e ligjit arkaik te njohur me emrin “Kanun”.

5 vjet me pare, Florjan Nikolli, per arsye banale, sic tregon vellai i tij, per nje e zgarre mishi, ekzekutoi me dy plumba pistolete 46 vjecarin Pjeter Qafa. Konflikti kishte nisur dy muaj me pare mes paleve, por ajo pasdite rezultoi fatale. Xhevahir Nikolli thote se, nese policia do te ishte treguar e vemendshme, kjo ngjarje mund te ishte parandaluar. Tre dite para saj, si sinjal sherbeu nje tjeter grindje mes djalit te viktimes dhe njerit prej vellezerve Nikolli.

Dhe si mase demshperblimi, sherbeu nje shume prej 5 mije lekesh te vjetra, dhe pas saj personat e perfshire ne grindje u lane te lire. Gjykata e Tiranes per ngjarjen ne fjale, ne ngarkim te Altinit, Preng te atit dhe Florjan Nikollit dha denimin e perbashket me 50 vjet heqje lirie. Floriani dhe i ati i tij po e vuajne denimin ne burgun e Fushe-Krujes, ndersa Altini u denua ne mungese. Xhevahiri tregon me deshperim per kete te fundit. “Qe prej asaj dite vellai im nuk e ka pere djalin”, shprehet ai. Xhevahiri per tre vjet me radhe ka qendruar i ngujuar me friken e hakmarrjes se hasmit.

Ai thote se edhe pse babait te viktimes, Viktor Qafes i ka kerkuar “besen”, nga ky i fundit nuk ka marre pergjigje. “Nuk ka pranuar asnje lloj tratative fillimisht. Me vone ka thene: Do te jap besen. Rregulli e ka qe duhet te jepet besa”, shton Xhevahiri. Ne shtepine e tij tani jetojne vetem pak fryme, nena Tereza dhe njeri prej djemve te saj qe rrefen historne. Sa e veshtire eshte te kalosh ne ndertese netet dritheruese nga frika e “gjakesit” dhe pasiguria financiare. “Ka pasur babai nje pension se ka qene inxhinier.

Jetojme vetem me pensionin e tij”, pohon Xhevahiri. Jo shume larg nga Ministria e Drejtesise, keta njerez jetojne te braktisur nga drejtesia formale shteterore, ne duart e ankthit dhe frikes se nje drejtesie tjeter, te lashte dhe direkte qe sot me shume se kurre, zbulon vrazhdesine e saj te vertete.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel