
Gjykata e Krimeve te Renda ka rrezuar kerkesat e dy te pandehurve qe ndodhen ne te njejtin proces me Dritan Dajtin, autor i masakres se shtate gushtit ku gjate operacionit per arrestimin e tij kater punonjes policie mbeten te vrare ne vend.
Kunati i Dajtit, Erges Xhoxhi, nepermjet avokatit mbrojtes ka kerkuar vecim te ceshtjes pasi sipas mbrojtjes ai nuk ka lidhje me ngjarjen, duke qene se akuzohet per perkrahje te autorit te krimit dhe falsifikim dokumentash.
Kjo kerkese nuk u pranua nga gjykata. Nderkohe avokati i ish-punonjesit te policise Mariglen Muca kerkoi moskompetence te gjykimit te tij nga kjo gjykate, pasi akuza per te eshte ajo e shperdorimit te detyres.
Edhe kjo kerkese nuk u pranua. Nderkohe edhe ne kete seance i pandehuri kryesor Dritan Dajti nuk doli para Gjykates se Krimeve te Renda.
Ndersa avokati i tij i kerkoi gjykates te urdheronte nje mjek per te pare gjendjen shendetesore dhe psikike te Dajtit. Gjykata tha se avokatet nuk i jane drejtuar gjykates me shkrim dhe kjo kerkese nuk eshte kompetenca e togave te zeza.
Top Channel