
Situata ne kaskaden e Drinit ka filluar te permiresohet edhe pse ende nuk eshte e qendrueshme.
Sipas te dhenave me te fundit te Komitetit te Emergjencave, prurjet ne liqenin e Fierzes kane rene ne 1200 meter kub ne sekonde, kur nje dite me pare ishin 1500 meter kub ne sekonde.
Niveli i Fierzes vazhdon te rritet, por tashme me nje kuote me te vogel, rreth 1 centimeter ne ore. Nga te tre hidrocentralet vazhdon derdhja e ujit, ndonese me nje ritem me te vogel se dje.
Ne Fierze shkarkohet 665 meter kub uje ne sekonde, ne Koman 1830 meter kub, ndersa ne Vaun e Dejes, derdhet nga portat 1735 meter kub uje ne sekonde, nga 2380 meter kub qe ishte kuota e nje dite me pare.
Nderkohe bilanci i permbytjeve vazhdon te perkeqesohet. Vetem gjate nates ujrat kane permbytur edhe rreth 1590 hektare toke te tjera ne qarkun e Shkodres. Aktualisht aksi nacional Shkoder-Tirane eshte i bllokuar dhe levizje mund te kryhet vetem ne drejtimin Kryebushat-Mjede-Guri i Zi-Shkoder dhe anasjelltas.
Komiteti njofton se numri i shtepive te permbytura eshte 2110, ndersa deri tani jane evakuar nga zonat e permbytura rreth 3752 persona.
Top Channel