Pertej dramacitetit te pamjeve qe vijne nga zonat e permbytura ne veriperendim te vendit, shtrohet pyetja: A mund te ishte parandaluar katastrofa apo se paku te zvogeloheshin permasat e saj? Top Channel zoteron te dhenat qe tregojne se si precipitoi situata ne Fierze.
Ne fillim te muajit dhjetor Fierza ka qene mbi 17 meter me shume se se sa nje vit me pare, shifer qe parlajmeronte per nje rrezik te forte. Edhe pse ne keto kuota te larta, KESH nuk ndermori asnje mase parandaluese. As nuk rriti prodhimin dhe as tentoi te bente shkarkimet.
Prodhimi ne dhjetor ishte mesatarisht 18 deri ne 20 milione kw/ore ne dite, ose 8-10 milione kw/ore me pak nga kapacitet maksimale. Per ironi, OSSH si ent i pavarur tashme importonte mestarisht 10 milione kw/ore energji ne dite. Energji qe mund te ishte blere ne vend nga KESH-i. Por nuk ka asnje te dhene se ky i fundit i ka ofruar per shitje energjine e nevojshme OSSH-se per te rritur prodhimin dhe konsumuar sa me shume nga rezerva hidrike.
Per pasoje ne javen e fundit te dhjetorit situata doli jashte kontrollit. Ne 26 dhjetor Fierza arriti 289.3 metra dhe ne daten 27 dhjetor kaloi nivelin e sigurise se lejuar nga rregullorja e shkarkimit duke arritur ne mbi 290.3 meter. Edhe pse tashme te dhenat me gjasa te conin drejt katastrofes se janarit, ironikisht KESH importonte energji nga Kosova pergjate shumices derrmuese te muajit dhjetor.
Sipas te dhenave te konfirmuara nga Koorporata Energjetike e Kosoves, ne dhjetor u importuan nga Kosova gati 20 milione kw/ore, me vlere mbi 1.2 milione euro, por qe sic do te rezultonte me pas ishin para te cuara dem pasi kaskada u hap duke shkarkuar rezervat hidrike te tejmbushura. Kur sapo permbytja kishte nisur ne Shkoder dhe Lezhe, qeveria u mundua te justifikohet me prurjet e larta te rreshjeve. Por fatkeqesisht te dhenat qe behen publike jane te pakta. Pakkush mund te dije se sa me te larta jane prurjet e ketij viti krahasuar me vitet e tjera.
Top Channel ka mundur te siguroje disa te dhena ku rezulton se ne total niveli i prurjeve ne vitin 2009 ka qene me i ulet nga ai 2008-es. Madje prurjet e ketij viti jane me te uleta se sa kur ndodhen permbytjet ne vitet 1995 dhe 1963. UJi ka pembytur tashme gjithe fshatrat perreth Shkodres duke arritur ne brendesi te qytetit. Ende banoret kane mbetur te paevakuuar, situate e cila po ndryshon me intensitet. Por kur uji te zmbrapset dhe toka te thahet, njerezit e kthyer rishtas ne shtepite e tyre do te duan te dine se kush ishte fajtori i kesaj katastrofe te papare prej dekadash, natyra apo vete njeriu.
Top Channel