12 kateshi, PS: Berisha largon vemendjen nga permbytjet

08/01/2010 20:10

Inspektoriati i Policise Ndertimore rifilloi operacionin per prishjen e nje pallati ne qender te Tiranes per te hapur, sipas qeverise, rrugen banoreve qe ua kishte zene ai.

Fadromat prishen fasaden e e anes tjeter, pasi kishin prishur njerin krah disa jave me pare. Pas ketij veprimi reagoi Partia Socialiste, e cila akuzoi kryeministrin se po godet biznesin per te fshehur krizen dhe i ndermer keto veprime, ndersa vemendja eshte perqendruar tek zonat e permbytura.

”Ne kulmin e nje krize humanitare qe po mban me zemer te ngrire vendin, per te larguar vemendjen nga permbytjet dhe nga demet kolosale te shkaktuara nga korrupsioni dhe papergjegjshmeria qeveritare, shpellari Sali Berisha angazhon mjetet dhe Policine e Shtetit per te goditur nje ndertese pa pritur vendimin e gjykates. Ky vend po behet peng i nje mendje-corodituri qe flet, mendon, vepron percart”, shprehet deputeti Eduart Shalsi.

Pallati 12 katesh, prone e Ilir Matit, kunati i deputetit Dashamir Peza, u godit ne fund te vitit pas nje urdheri te kryeinspektorit te Policise Ndertimore. Ky aksion u shoqerua me prani te forcave te shumta te Policise se Rendit dhe policise bashkiake. Ilir Mati kerkoi pezullimin e veprimeve ne gjykate, por kerkesa u rrezua nga trupi gjykues per shkqae proceduriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA