
Vizitat per mort sa vijne e rrallohen ne shtepi, por dhimbjen e familjes nuk mund ta zbuse asnje dite qe shkon. Me 19 dhjetor, dy femije po mundoheshin te kalonin lumin Shushice.
Ata ishin Eneriada dhe Ariel Memushaj, moter e vella, njera 13 dhe tjetri 15 vjec. Te trembur, ata shpresonin qe te kalonin me kalin e familjes lumin per te mberritur tek bagetite e tyre. Babai i tyre, Spartak Memushaj nuk e harron kurre ate dite.
“Une punoja ne ndertim dhe i urdheroja dy me te vegjlit te kullosnin dhente. Ata me bindeshin”, shprehet babai. Por ate dite dhjetori, fati kishte pergatitur nje gracke per ata femije. Tashme i mbijetuar nga nje tragjedi, ku oret e tmerrit i ndau bashke me te motren, Arieli eshte teresisht i shokuar. Megjithate, e ka te pamundur te shkule prej kujteses minutat kur u nda nga Eneriada.
“Pasi u rrezuam nga kali iken neper lume dhe nja 10 metra e pastaj motren nuk e pashe me. Une shpetova me not”, rrefen Arieli. Nderkohe qe vellai dha alarmin per motren qe nuk po gjendej me, ne familje u tronditen te gjithe. Eneriada nuk jeton me. Humbja e femijes me gazmor te shtepise ka pllakosur ne zi dy motrat me te rritura, po ashtu edhe nenen.
Te gjithe jetojne me kujtimin e vogelushes qe per ta nuk do te shuhet kurre. ”Pasi kulloten dhente gjithe diten, pasdite vajza dhe djali moren kalin per te kaluar lumin dhe per te ikur ne shtepi. Ate dite kishte shume shi dhe lumi ishte fryre shume, ndaj kali u palos dhe dy femijet rane ne uje. Ai i terhoqi zvarre dhe djali notoi, e pak me tutje doli me not, dersa vjaza u mbyt”, shprehet kryeplaku i Gjormes, Cuman Shenaj.
Top Channel