PS: Evakuim urgjent i banoreve

07/01/2010 15:55

Partia Socialiste ka apeluar edhe ajo per evakuimin urgjent te banoreve nga zonat e permbytura per te kursyer jete dhe per te evituar tragjedi te metejshme.

Por socialistet kane kerkuar nga kryeministri Berisha te nxjerre pergjegjesit dhe pergjegjesite se perse vendi erdhi deri ne kete situate.

Partia Socialiste me ane te deputetes, Valentina Leskaj, gjate nje dalje para mediave, ka kerkuar doreheqjen e Ministrit te  Ekonomise dhe Energjetikes Dritan Priftit si pergjegjes i drejtperdrejte i kesaj katastrofe me te cilen po perballet vendi.

“Ne harkun kohor te dy javeve, u solli shqiptareve dy ngjarje ogurzeza: rritjen e çmimit te energjise dhe permbytjet e diteve te fundit”, tha Leskaj, duke riperseritur apelin per banoret qe te evakuohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA