Prifti: Situata normalizohet brenda 10 ditesh

07/01/2010 23:05

Ne vijim te fjales se tij ne Top Story ne Top Channel, ministri i Energjitikes, Dritan Prifti, tha se sipas parashikimeve situata ne kaskaden e Drinit pritet te normalizohet brenda 10 diteve.

“Ne bazohemi ne te dhenat e Sherbimit Meteorologjik te Ministrise se Mbrojtjes, ndersa qeveria italiane do vendose ne dispozicion satelitin e saj per te parashikuar prurjet e ardheshme te Drinit. Do te nise puna prej ENEL, shoqerise italiane te studimeve hidrike, per te pare niveline debores, prurjet e Drinit per 15 ditet e ardheshme. Mendoj qe ne nje hark kohor per 1 jave apo 10 dite situata do normalizohet ne Kaskaden e Drinit. Jemi vetem 2 metra mbi nivelin minimal te Fierzes, 292 metra nga 290 qe eshte niveli minimal”, u shpreh ministri Prifti.

Nderkohe, deputeti socialist si dhe ish drejtori i KESH-it, Andis Harasani tha me pare se tashme e rendesishme eshte te kalohet situata, te evitohen humbjet ne njerez dhe me pas pergjegjesite. Ndersa Pajtim Bello shkoi me tej duke kerkuar nisjen e nje hetimi nga ana e prokurorise per te zbardhur ngjarjen.

Top Channel