Permbytjet, Prifti: E prisnim kete situate

07/01/2010 21:45

Ministri i Energjitikes, Dritan Prifti ka bere nje bilanc te zymte te situates ne qarkun e Shkodres. Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Prifti ka saktesuar se siperfaqja e mbytur nga uji eshte rreth 10 mije hektare toke.

“Situata per zonen qe eshte permbytur eshte e veshtire. Eshte bere evakuimi i rreth 400 familjeve, jane mbi 2 mije te evakuar dhe permbytja eshte shtrire ne nje zone rreth 10 mije hektare. Demi eshte i madh, sidomos per ata qe e vuajne, por po aq e madhe eshte angazhimi i strukturave te pushtetit qendror dhe lokal per t’i mbeshtetur keta njerez”, ka pohuar Prifti.

Ish-kreu i KESH ka theksuar se situata e krijuar, me permbytje masive, ka qene e parashikuar me pare per shkak te prurjeve te medha te reshjeve qe kishin perfshire vendin.

“Ne e prisnim kete gje qe te ndodhte. Ne date 26 dhjetor, kur nuk kishte asnje centimeter permbytje ne Shkoder, une kam njoftuar publikun se situata e prurjeve parashikohej qe do te ishte shume e ngarkuar ne 4 diteshin qe do te vinte. Une ate dite kam njoftuar kryeministrin dhe 4 ministra se mund te kete dalje te lumenjve nga shtrati. Ne date 27, ajo qe pritej ndodhi”, ka saktesuar Prifti.

Por ai ka nenvizuar se reshjet e bores dhe shiut ne veri te vendit kane qene tej parashikimeve dhe si pasoje permbytjet jane shtrire ne nje zone shume me te gjere dhe niveli i ujit ne Fierze shkoi mbi 290 metra.

“Reshjet ishin jo vetem ne nje pjese rreth Vaut te Dejes dhe Komanit, por ne nje zone ujembledhese qe eshte mbi 5800 kilometra katrore. Reshjet do te ishin ne te gjithe pellgun dhe ne prisnim qe te rriteshin prurjet e liqeneve dhe lumenjve. Per 3-4 dite niveli i ujit ne Fierze shkoi ne 293 metra. Ishte nje rritje goxha e shpejte per nje periudhe shume te shkurter”, ka shtuar Prifti.

Top Channel