Nje italian vdes ne Durres, dyshohet per A/H1N1

07/01/2010 08:30

Nje shtetas italian ka vdekur dje ne Durres, ndersa shkaqet ende jane jo zyrtare.

Dyshohet se perveç bronkopneumonise viktima mund te jete prekur edhe nga virusi A H1N1.

Gjithsesi do te jene hetimet e metejshme te mbeshtetura dhe ne trajtimin mjekesor qe i eshte bere te semurit ne spitalin e Shijakut, ku ka kerkuar dhe ndihmen e pare.

Pak dite me pare ishte vizituar ne spitalin e Shijakut, po semundja duket se eshte renduar me shpejtesi dhe 55 vjeçari ka gjetur vdekjen ne Shqiperi ku kishte ardhur bashke me shqiptaren me te cilen bashkejetonte.

Ka qene pikerisht ajo qe e ka derguar ne spitalin e Durresit barezin 55 vjeçar V.T.

Drejtoria e Policise se Qarkut Durres njoftoi se nje dite me pare, rreth ores 09.30, eshte njoftuar per vdekjen ne spital te italianit nga Bari.

Menjehere ne spital ka shkuar grupi hetimor dhe jane kryer veprimet e para, nga te cilat rezultoi se ai ishte derguar ne spitalin e Durresit nga shtetesja A.G. me te cilen ai bashkejetonte.

Partnerja e kishte derguar ne spital rreth ores 6.00 te mengjesit dhe 3 ore e gjysme me vone italiani ka gjetur vdekjen, megjithe trajtimin e mjekeve.

Me 4 janar, ky shtetas ishte vizituar ne spitalin e qytetit te Shijakut nga ku ka rezultuar i semure me bronkopneumoni dhe nga mjeku ne kete spital i eshte rekomanduar trajtim mjekesor.

Gjate nates gjendja shendetesore e tij eshte renduar dhe ne mengjesin e dites tjeter ka humbur ndjenjat.

Ai eshte transportuar ne kete situate te rende shendetesore per ne spitalin e Durresit, ku dhe gjeti vdekjen disa ore me pas.

Per te konkluduar mbi shkaqet e vdekjes, burimet policore thane se do te kryhet autopsia mjeko-ligjore, ndersa materialet paraprake i kane kaluar prokurorise se rrethit Durres per kryerjen e hetimeve te metejshme dhe sqarimin e plote te rrethanave te kesaj ngjarje.

Top Channel