Korporata Elektroenergjitike e Kosoves ka reaguar per nderhyrjet qe po bejne dy korporata elektroenergjitike serbe ne tregun e Kosoves.
Ne nje njoftim derguar mediave, Korporata kosovare njofton se eshte ne dijeni qe subjekte te palicencuara ne pjesen veriore te Kosoves kane shperndare fatura per energjine elektrike te konsumuar gjate nentorit te vitit 2009.
KEK deklarohet se eshte kompania e vetme e regjistruar ne tere territorin e Kosoves dhe e vetmja kompani qe duhet te beje faturimin, inkasimin dhe te ofroje sherbime per te gjithe qytetaret e Kosoves.
KEK kujton qe te gjitha pagesat duhet te behen vetem ne sportelet e saj e jo te ndonje kompanie tjeter. Korporata Elektroenergjitike e Kosoves njofton se kete problem e ka adresuar te organet perkatese te Kosoves.
Top Channel