Harasani: Gjendja ne veri shume e rende

07/01/2010 21:55

Deputeti socialist dhe ish drejtori i KESH-it, Andis Harasani e ka cilesuar gjendjen aktuale ne veri te vendit si shume te rende.

“Rregullorja duhet rishikuar sepse kuotat aktuale jane shume te rrezikshme. Kemi edhe nje permbytje ne vitin 2006 ku edhe ne ate rast Sali Berisha urdheroi hapjen e portave. Sa te kaloje kjo situate duhet te mendojme per pastrimin e mbeturineve”, theksoi Harasani.

Sipas deputetit te majte, Shqiperia eshte i vetmi shtet ne bote qe nuk ka siguracion per digat dhe per permbytjet. “Nese ne vitin 2004 Berisha dhe Topalli shkuan ne Vaun e Dejes dhe akuzuan socialistet, kete radhe shikoj nje vetepermbajtje. Diga e HEC-it te Fierzes kullon dhe nuk duhet te kaloje kuoten 286 m dhe askush nuk duhet ta mendoje se cfare mund te ndodhe nese do kete nje katastrofe ne Fierze”, nenvizoi Harasani.  

Top Channel