Valet elektromagnetike te celulareve nuk jane vetem te demshme, por ndikojne edhe ne parandalimin e semundjes se Alzhaimerit.
Ne kete perfundim kane dale disa studiues te University of South Florida te publikuar ne revisten “Journal of Alzheimer Disease”. Kerkimi eshte zhvilluar tek disa kafshe, ku shkencetaret kane vene re se valet elektromagnetike e stervisin trurin.
Kerkuesit e udhehequr nga Gary Arendas kane ekspozuar 96 minj ne valet elektromagnetike dhe te modifikuar gjenetikisht per t’u semurur me Alzhaimer. Kafshet i jane nenshtruar fekuencave 918 megaHerz, dy here ne dite per 9 muaj rresht, ekuivalenti i disa dhjetvjecareve tek njeriu.
Tek minjte e vjeter semundja u zbeh, ndersa tek minjte e rinj kujtesa u zhvillua me shume. “E nisa kete studim duke besuar se semundja shtohej nga valet elektromagnetike, ndersa ndodhi e kunderta”, shprehet profesori Arendas.
Top Channel