Berisha: Te behet evakuimi ne Dajc, Bushat e Ane e Malit

07/01/2010 12:25

Kryeministri Sali Berisha kerkoi nga banoret e komunes se Dajcit, Bushatit dhe Ana e Malit qe te lene shtepite e tyre dhe te evakuohen ne nje zone me te sigurte.

Shefi i qeverise, ne nje konference per shtyp, theksoi se ne situaten e krijuar kur prurjet jane dyfishuar e kur reshjet duket se do te vijojne, nuk ka gje me te cmuar se jeta e qytetareve, nderkohe shtoi se shkarkimet do te jene me intensive.

Duke premtuar demshperblim per banoret e prekur, deri ne qindarken e fundit, Berisha theksoi se jemi ne ‘buze te gjendjes se jashtezakonshme’.

“Nuk mund te shmangen derdhjet, shkarkimet e liqeneve; autoriteti i mbikeqyrjes se digave eshte i detyruar te zbatoje me perpikmeri rregulloren dhe aty vepron ne menyre teresisht te bazuar ne rregulloren dhe menaxhimin e digave”, theksoi Berisha.

Shefi i qeverise beri te ditur se per situaten e krijuar eshte njoftuar NATO, nderkohe Italia ka sjelle ekspertin per digat e Austria, Kosova, Maqedonia jane te gatshme per ndihme.

“Nuk ka vend per panik sepse kete situate do ta kalojme. Sot eshte momenti per te mencuri ne perballimin e gjendjes”, theksoi Berisha.

Shefi i qeverise ka mbrojtur edhe veprimet e KESH, duke theksuar se Korporata ka zbatuar per perpikmeri ate qe shkruhet ne rregulloren e vitit 1998.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA