
Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne mbledhjen e qeverise se situata e krijuar nga permbytjet eshte e menaxhueshme, por iu kerkoi edhe njehere banoreve te rrezikuar qe te evakuohen nga shtepite e tyre.
Shefi i qeverise garantoi qytetaret se sistemi i digave te vendit eshte ne sigurine me te plote dhe se cdo shpifje behet per qellime te uleta politike.
Berisha theksoi se teper i rendesishem eshte sistemimi i njerezve te evakuuar e me kete rast ka vleresuar traditen shqiptare, te hapjes se dyerve te shtepive ne dite te veshtira.
Ne mbledhjen e qeverise, Berisha ftoi Komitetin Nderministror te Emergjences Cvile qe te cele nje numer llogarie, duke shtuar se aty do te jete edhe nje rroge e kryeministrit, nje ndihme modeste per te prekurit.
Berisha siguroi te demtuarit se do te kompensohen deri ne qindarken e fundit dhe nuk do te kene te njejtin fat si qytetaret e Tiranes, te cilet u demtuan nga hapja e diges se Liqenit Artificial disa vite me pare.
“Pershendesim banoret e Obotit, Anes se Malit, Dajcit, Bushatit, te cilet i jane pergjigjur thirrjes per evakuim dhe kane vendosur me pergjegjesi te larte qytetare te evakuohen. I bej thirrje edhe te tjereve qe te largohen drejt nje vendi me te sigurte duke ndihmuar aktivisht edhe ekipet e emergjences”, theksoi kryeministri.
Top Channel