Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria pritet te shpalle gjendjen e jashtezakonshme, ndoshta deri ne mbremje per t’i bere balle situates kritike te krijuar ne Shkoder. (UPDATE)
Berisha u beri nje apel te forte banoreve te zonave te permbytura te largohen per te mos rrezikuar jeten.
“Jam ketu sot per t’u drejtuar nje thirrje te gjithe qytetareve te komunave Dajc, Ana e Malit dhe Bushat te evakuohen, te largohen nga territoret e rrezikuara. Naten qe kaloi prurjet ne Fierze jane mbidyfishuar, prurjet ne Koman jane mbidyfishuar, cka per te ruajtur nivelin e pranueshem te liqeneve,nje kusht ky vendimtar ne kete situate eshte imponuar rritje e metejshme e shkarkimeve prej tyre. Vendimi me i mencur me i guximshem eshte largimi nga zona e permbytjes”, u shpreh Berisha.
Ky mund te jete apeli i fundit i kryeministrit Sali Berisha per largimin vullnetar te qytetareve nga zona e rrezikuar e Nenshkodres. Me pas, ndoshta gjate dites, qeveria do te detyrohet te shpalle gjendjen e jashtezakonshme, nje mase ekstreme, te cilen e paraljmeroi kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetaret ne nje konference per shtyp.
“Pritet vleresimi i komitetit te emergjences. Nuk perjashtoj, ka mundesi te merret dhe sot. Ne kompetencen e ketij komiteti nje nga pikat ne ligj, eshte edhe vleresimi i tij per shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme. Jemi buze saj”, u shpreh Berisha.
Nese qeveria do te vendose gjendjen e jashtezakonshme, atehere largimi i qytetareve behet i detyrushem, bashke me venien ne dispozion te shtetit te burimeve dhe mjeteve private per kapercimin e situates.
Sic e perseriti disa here kryeministri Berisha kushtet atmosferike jane te pafavorshme per te shpresuar ne uljen e shpejte nivelit te shkarkimit nga liqenet e kaskades se Drinit…qe do te thote se shkarkimet do te jene te larta per te mos cenuar, sic tha kryeministri, sigurine kombetare nga permbytja e digave.
“Siguria e qytetareve eshte e para per kete qeveri. Kjo vete eshte nje fatkeqesi natyrore, por eshte nje leshim i imponuar te ujerave per shkak te sigurise kombetare. Nuk mund te kercenohet kurre gjysma e Shqiperise ne tejmbushje te hidrocentraleve”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha mohoi ne menyre kategorike akuzat per keqmenaxhimin e situates ne hidrocentrale, duke deklaruar se KESH-i ka zbatuar me perpikmeri rregulloren, cka mund te verifikohet nga cdokush ne rregjistrin elektronik te te dhenave.
Top Channel