Bello: Per Fierzen nuk u respektua rregullorja

07/01/2010 21:50

Ish zv/ministri i Energjitikes, Pajtim Bello ka akuzuar qeverine per neglizhim te situates ne kaskaden e Hidrocentralit te Fierzes.

Sipas Bellos, ne raste te vecanta, rregullorja parashikon tre pika. “Pika e pare eshte momenti kur arrin kuota 285 m ne Fierze. Pas kesaj ka momentin e dyte kur diskutohet per nivelin 287-289 m dhe eshte momenti i trete kur flitet per kalim te kuotes 296 m”, thekson Bello.

Me tej, ai shton se ne fazen e pare ngrihet komisioni qe nenkupton sinjalizimin per nje situate emergjence. Ne fazen e dyte kur arrin 387 m, komisioni ka nje detyre shume te veshtire pasi vendos nese do hape portat ose jo. “Rregullorja eshte e miratuar edhe nga dy ministra te asaj kohe. Mund te shtrihesh me gjate ne shkarkim por me sasi me te vogla”, shton ish zv/ministri.  

Top Channel