Viti i ri, qeveria rriti deficitin

06/01/2010 08:05

Qeveria shqiptare ka rritur deficitin buxhetor te vitit 2009 me 6.8 miliarde leke ose 51 milione euro me ane te nje akti normativ te miratuar me 23 dhjetor dhe qe u publikua vetem dje ne Fletoren Zyrtare.

Shtimi i deficitit buxhetor erdhi si pasoje e gjendjes se veshtire financiare te krijuar nga rritja e vrullshme e shpenzimeve dhe renia e te ardhurave. Ne total, sipas aktit normativ, deficiti buxhetor per vitin qe sapo u mbyll arriti ne 81.6 miliarde leke (605 milione euro), ose 6.94 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.

Qeveria pati programuar ne fillim te vitit te kaluar nje deficit buxhetor prej 50 miliarde lekesh ose 4.2 per qind te PBB-se. Ky eshte deficiti me i larte buxhetor i regjistruar ne Shqiperi qe nga viti 2000.

Sipas aktit normativ, plani i te ardhurave u reduktua ne 320 miliarde leke, nga 335 miliarde qe ishte parashikimi i fillimit te vitit, nderkohe qe shpenzimet u rriten ne 401.5 miliarde leke nga 385 miliarde qe ishte parashikimi i fillimit te vitit.  

Fondi Monetar Nderkombetar keshillon qe Shqiperia te kete nje deficit buxhetor prej jo me shume se 3.5-4 per qind te PBB-se, por gjate dy viteve te fundit, deficiti eshte shtuar me ritem marramendes. Ne vitin 2009, deshira per te rritur paga e pensione para zgjedhjeve si dhe shuma e stermadhe e parave e shpenzuar ne rrugen Rreshen-Kalimash, shoqeruar me renien e te ardhurave nga kriza ekonomike dhe financiare, e derguan buxhetin e shtetit ne veshtiresi te stermedha.

Ne muajin dhjetor, qeveria urdheroi mosshperndarjen e pagave dhe pensioneve disa dite para afatit, nje praktike qe ndonese eshte e paligjshme, qe toleruar gjate se gjithe dekades se fundit per shkak te vleres kulturore te vitit te ri si festa e bollekut. Qeveria ka premtuar te filloje te shperndaje pagat dhe pensionet, duke filluar nga data 7 janar.

Te dhenat per te ardhurat e buxhetit per periudhen janar-nentor, paraqesin pamundesine e qeverise per te ulur shpenzimet si dhe te ardhurat e mangeta. Per muajt tetor dhe nentor, tatimet leshuan gjoba me vlere te pergjithshme prej 50 milione eurosh, gjoba qe u perdoren per te mbuluar shpenzimet me urgjente te deficitit.  

Te dhenat e buxhetit te shtetit ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto paraqesin nje perkeqesim te dukshem te te ardhurat. Qeveria pati planifikuar te arketonte 26.1 per qind te PBB-se ne formen e taksave dhe tatimeve, por ne aktin normativ rezulton se keto te ardhura do te jene vetem 24.5 per qind. Ne nje situate te tille, cdokush mund te mendoje se vitin e shkuar evazioni fiskal eshte rritur me mbi 100 milione euro.

Ne fakt, ekspertet thone se eshte shifra e Prodhimit te Brendshem Bruto e gabuar. Qeveria ka parapelqyer te vleresoje gjithmone te larte PBB-ne, gje qe nuk eshte shoqeruar me rritje ne te njejten mase ne te ardhurat e buxhetit. Per vitin 2009, qeveria ka vleresuar rritjen ekonomike ne masen 5.8 per qind. Ne fakt, te ardhurat e buxhetit tregojne se rritja e PBB-se kete vit nuk ka qene me shume se 1-2 per qind.  

Top Channel