
Nuk kerkon force. Mjafton nje shenjester e mire dhe loja shkon si duhet. Flasim per bulingun, disa e quajne sport, disa te tjere thjesht zbavitje.
Kjo loje nuk perjashton as me te vegjlit, te cilet i gjen kurdohere ne keto salla.
Lora, Kejsi dhe Jola shpesh here preferojne t’i kaloje oret e lira duke luajtur buling.
“Vij gati cdo jave. Eshte nje loje qe me pelqen shume”, shprehet Lora.
Edhe pse pranon se nuk eshte lojtare per trofe, Joles i pelqen te sfidoje. Edhe pse per te, gjithesesi ky mbetet thjesht nje argetim.
“Kur kam kohe te lire vij me shoqet. Eshte shume mire ketu. Eshte nje loje e bukur dhe interesante dhe te shtyne te japesh me shume”, thote Jola.
Eshte mesdite. E pavaresisht orarit, pistat e bulingut nuk mbeten bosh per asnje cast.
Ervini dhe shoku i tij njihen si profesionist ne kete sport. Ata jane frekuentues te rregullt te lojes me birila, loje tek e cila gjejne me shume se sa argetim.
“Vijme njehere ose dy here ne jave nga pasditja. Eshte sporti qe stervit edhe trupin edhe mendjen. Eshte nje nga sportet qe me pelqen me shume”, shprehet Ervini.
Ka pak me shume se nje gjysme dekade qe bulingu eshte bere nje loje masash ne Shqiperi. Sipas pergjegjesit te kesaj salle Ermal Fesko, loja preferohet nga te gjithe.
“Bulingu eshte dicka me shume per t’u zbavitur. Frekuentohet nga te gjitha moshat dhe eshte nje antistres dhe sherben per te kaluar kohen”, thote Ermali.
Megjithate shume te paket jane lojtaret qe e aplikojne bulingun si nje lloj sporti.
“Jane organizuar disa kampionate ne baze shtepie, por nuk ka kampionate te medha”, shprehet Ervini.
Loja e cila eshte nje lloj mode tek shume te rinj, i perket atij lloj sporti i cili i ben mire jo vetem trupit, por edhe mendjes.
Llogaria deri ne fund te pistes se shndritshme duhet te jete e perpikte. Shenjester ne qender per te kapur maksimumin e pikeve.
Top Channel