Shtesat part time, fituesit ne 9 janar

06/01/2010 08:25

Kush nuk fitoi asnje te drejte studimi dhe kerkon me shume mbaresi per vitin 2010 ka edhe nje shans.

Udhezimi i pare i Ministrise se Arsimit per vitin 2010 eshte hapja e procedurave te aplikimit per te gjithe maturantet qe duan te ndjekin studimet me korrespondence. Dosjet e dokumentacionit do te dorezohen prane sekretarive te fakultetit, ku secili deshiron te ndjeke studimet, nderkohe qe fituesit do te shpallen ne daten 9 janar.
 
Pas kater ditesh do te afishohen listat e fituesve, ne cdo fakultet, duke renditur aplikantet nga mesatarja me e larte tek me e uleta. Dje, Universiteti i Tiranes ka njoftuar zyrtarisht se do te rinise pranimin e kerkesave te aplikimit per sistemin me kohe te pjesshme, duke nisur nga sot e per dy dite ne vijim.

Aplikimet e reja per ne sistemin me kohe te pjesshme, per kuotat, kryhet ne zbatim te udhezimit nr. 1, te ministrit te Arsimit dhe Shkences, per vitin 2010, “Per shperndarjen e kuotave te parealizuara dhe regjistrimin e pranimeve per plotesimin e ketyre kuotave ne ciklin e pare te studimeve me kohe te pjesshme e te edukimit ne distance ne IPAL, ne vitin akademik 2009-2010”.
 
Dokumentacioni i nevojshem per  te aplikuar per regjistrim eshte: fotokopje e noterizuar e defteses se pjekurise se shkolles se mesme, ose fotokopje te noterizuar te ndonje diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit, te vleresuar si e barasvlershme me te. Kerkohet dokument identifikimi, karte identiteti ose pasaporte.

Ne dosje te mbahet fotokopja e kartes se identitetit ose pasaportes. Si pjese e dokumentacionit kerkohen dy fotografi personale, mandatarketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.500 lekesh dhe deklarata qe verteton se kandidati nuk ndjek ndonje program tjeter studimi me kohe te plote ose me kohe te pjesshme.

Kandidatet qe kane depozituar me pare dosjet e tyre ne sekretarite mesimore te njesive kryesore te Institucioneve Publike te Arsimit te Larte duhet t’i plotesojne ato. Ne qofte se kandidati fitues nuk ka deftese pjekurie, duhet te paraqese dublikate te defteses se pjekurise te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale/ Zyren Arsimore perkatese, ose dhe dokument me listen e notave te leshuar nga Arkiva e Shtetit dhe te sigluar ne DAR/ZA.

 
 

Top Channel