
Shkrirja e debores dhe reshjet e shiut rrisin ne shifra alarmante prurjet ne Liqenin e Fierzes.
Sipas Sherbimit Meteorologjik te Forcave Ajrore, ne Lezhe dhe Shkoder, reshjet e shiut kane qene 38.2 dhe 58 milimeter.
Nderkohe ne Kukes ka shkrire rreth 12 centimetra debore, e cila e ka rritur prurjet ne pellgun ujembledhes te liqeneve ne kaskaden e Drinit. Per pasoje sot sipas te dhenave zyrtare te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, prurjet ne Fierze jane dyfishuar krahasuar me nje dite me pare, duke arritur ne 800 meter kub uje ne sekonde dhe niveli aktual ne liqenin e Fierzes eshte rritur serish duke arritur ne 292 metra ose 2 metra mbi piken kritike.
Pa asnje rrugedalje tjeter KESH ka hapur serish portat e Fierzes duke shkarkuar aktualisht 400 metra kub/uje ne sekonde nga Fierza dhe 1100 metra kube uje nga Komani ndersa nga Vau i Dejes shkarkimi eshte 1200 metra kube ne sekonde.
Sipas te dhenave me te fundit ne te tre hidrocentralet prodhimi i energjise elektrike ka arritur koten maksimale historike ditore mbi 28 milione kilovat ore por serish kjo sasi prodhimi nuk mund sjelle shpresa per ulje te nivelit te liqenin.
Situata ne kaskaden e Drinit mbetet alarmante, sepse me kete nivel prurjesh edhe pse hidrocentralet punojne me gjithe fuqine e tyre, niveli i Fierzes po vazhdon te rritet.
Ne kete pike KESH nuk ka zgjidhje tjeter, pervecse te hape portat e hidrocentraleve per te derdhur sasi te medha uji, duke sjelle ne menyre te pashmangshme te tjera permbytje ne zonen e Shkodres dhe Lezhes.
Top Channel