
Qeveria shqiptare ka vene si afat muajin shkurt per dorezimin ne Bruksel te pyetesorit te BE-se per statusin e vendit kandidat, por sipas te gjitha gjasave, dokumenti do te prese edhe mesin e marsit, kur dhe tentohet nje zhbllokim i krizes politike ne vend.
Kjo sepse pyetesori do te mbetet i paplotesuar ne kapitullin politik te tij, ku flitet per reformat strukturore baze, sic jane ato ne drejtesi, ku Shqiperia nuk ka miratuar ligjet kryesore te gjyqesorit, pasi mungon numri i 84 votave. Burime ne Ministrine e Integrimit bejne te ditur se gjithcka po ecen me ritme te shpejta per te perfunduar pergjigjet dhe perkthimin e 2280 pyetjeve ne materialin voluminoz prej 384 faqesh.
Sot paradite pritet te zhvillohet mbledhja e radhes e Komitetit Nderministror te Integrimit per te verifikuar punen e kryer nga institucionet e ngarkuara per te permbyllur plotesimin e dokumentit baze qe aktualisht ka Shqiperia me Bashkimin Europian. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu pritet te dale para mediave te enjten per tu pergjigjur lidhur me procesin.
Pyetesori permban pyetje te ndara ne 33 kapituj te acquis comunitare (ose thene ndryshe kriteret e BE-se), nje kapitull per kriterin politik dhe nje per kriterin ekonomik si pjese e kritereve te Kopenhages.
Te ashtuquajturat “kriteret e Kopenhages”, qe jane vendosur ne dhjetor te vitit 1993 nga Keshilli i Ministrave i BE-se, kerkojne qe nje vend aspirant per kandidat duhet te plotesoje keto kushte: te kete institucione stabel qe garantojne demokracine, shtetin e se drejtes, te drejtat e njeriut dhe respektimin e minoriteteve, funksionimin e ekonomise se tregut, aftesine per te perballuar presionin e konkurrences se forcave te tregut brenda BE-se, aftesine per te plotesuar kushtet e anetaresimit, ne vecanti te aderimit, qe perfshihen objektivat e bashkimit politik, ekonomik dhe monetar”.
Gjate takimit te sotem te Komitetit Nderministror te Integrimit do te shikohen edhe njehere sesi institucionet u jane pergjigjur pyetjeve, per t’i verifikuar ne aspektin formal. Por kjo eshte vetem ana teknike e ceshtjes, e cila gjithsesi eshte e veshtire, pasi kerkon pergjigje ekzakte dhe te perkthyera ne gjuhen korrekte angleze qe perdoret ne kancelarite e Bashkimit Europian.
Por ceshtja e pazgjidhur mbetet zbatimi i kriterit politik, qe varet drejtpersedrejti nga pjesemarrja e opozites ne Parlament. Jane rreth tre ligje, pjese e paketes se reformes ne drejtesi, te cilat kerkojne 84 vota dhe nuk mund te miratohen nga mazhoranca aktuale. Behet fjale per ligjin e Konferences se Gjyqesorit, ligjit per Gjykaten Administrative, si dhe ligjin per administraten gjyqesore. Nderkaq, mesohet se qeveria ka mbajtur nje kontakt te vazhdueshem me Komisionin Europian per te sqaruar ceshtje specifike te pyetesorit, ne menyre qe perfundimi i plotesimit te behet pa gabime.
Ne procesin e plotesimit te pyetesorit jane perfshire 45 dikastere, institucione qendrore ose te pavarura, te cilat kane percaktuar listen e nepunesve civile qe do te marrin pjese ne hartimin e pergjigjeve. Jane percaktuar deri ne kete moment rreth 800 nepunes civile, te cilet marrin pjese ne kete proces. Ne procesin e plotesimit te pyetesorit marrin pjese 27 eksperte nderkombetare qe do te ndihmojne ne asistence teknike dhe 58 perkthyes.
Top Channel