Permbytje ne disa fshatra kufitare malazeze
06/01/2010 10:55
Reshjet e shumta dhe hapja e portave te hidrocentraleve ne Shqiperi kane renduar situaten edhe ne disa fshatra kufitare me Malin e Zi.
Kryetari i Ulqinit, Gezim Hajdinaga ka ngritur Shtabin e Emergjences per situata te jashtezakonshme, per t’u ardhur ne ndihme banoreve te prekur nga kjo fatkeqesi natyrore.
Sipas Deutsche Welle ne disa fshatra situata eshte e rende, pasi ka permbytje te medha ne disa zona.
Hajdinaga thote se eshte ne kontakt të vazhdueshem me koleget e tij ne Shkoder: “Presim qe te na informojne se ne cilat momente dhe ne cilat kapacitete jane te detyruar qe te lirojne akumulimet e veta qe kane”, tha ai.
Top Channel