
Vat Maçaj eshte banor i fshatit Dajç. Ai dhe familja e tij prej tre anetaresh kane pese dite qe jetojne ne “rrethim” nga uji qe ka rrethuar banesen e tij.
Ne kushtet e nje izolimi te plote, Vata e shtyn diten ne buze te rruges duke pritur lajme te reja mbi permbytjen.
Ne shtepine ku ai banon gjithcka eshte e paralizuar. Ne keto dite te veshtira e vetmja gje qe i ben Macajt te ndjehen te bashkuar, eshte te mblidhen rrotull sobes me dru.
“Ne kemi ne kete gjendje qe prej dates 2 janar dhe qe prej asaj dite jetojme ne pune. Nuk bejme dot asnje pune. Po thuajse jemi te paralizuar pasi te gjithe punen e kemi me fushen dhe bagetine”, eshte shprehur Vata.
Krahas pjesetareve te familjes meraku me i madh per Vaten jane bagetia, mjeti i vetem i jeteses per banoret e kesaj zone.
“Ku te shkojme, nuk po qajme hallin tone se ne ikim, por hallin e kemi te bagetise. Ne si fshatare ate kemi si mjet jetese”, thekson Vata.
Ashtu si familja Maçaj edhe ajo Xhekgjokaj prej ditesh nuk ka nje jete normale. Kryefamiljari Gjovalini eshte i detyruar qe ne cdo moment te dites te beje transportin ne krah te femijeve nga pragu i shtepise deri ne rrugen kryesore.
“Deme ka sa te duash. Te gjitha mundimet qe kemi bere tani na kane shkuar kot. Problemi me i madh eshte per bagetine”, thote Gjovalini.
Edhe ai, packa se uji po i perpin gjithcka ka vendosur te mos levize nga banesa.
“Kemi hallin e bagetive dhe plackes qe kemi ketu. Zoti te na shpetoj se tjeter kush nuk na shpeton”, thote Gjovalini.
Top Channel