Lezhe, nis ndertimi i argjinatures

06/01/2010 20:45

Batica e pese diteve me pare, e cila ka shkaterruar nje pjese te argjinatures se kenetes Merxhan, ka permbytur dhjetera shtepi ne fshatin Stom te Lezhes.

Uji eshte larguar dhe token tashme e ka mbuluar balta. Megjithate banoret thone se jetojne ende me frike nga perseritja e permbytjeve.

“S’ke besim tek deti, deti te perlan. Kemi merak per femijet. Burimi eshte atje dhe gjithcka eshte mbuluar me uje”, thote nje banore.

Nderkohe, ushtria dhe nje kompani private kane nderhyre menjehere ne kete zone, per te rindertuar argjinaturen dhe per te evituar nje permbytje tjeter.

Inxhinieri Dhimiter Vogli, i cili eshte edhe nje nga projektuesit e hidrovorit te ri te Lezhes, tregon se si ka ndodhur permbytja.

“Argjinatura eshte stabilizuar, nuk ka me permbytje nga deti. Por keto punime jane provizore dhe ne te ardhmen do te kete nevoje per riparime te tjera”, deklaron Vogli.

Banoret e kesaj zone tregojne se grykederdhja e Drinit ne Kune ka nje zgjerim, si pasoje e erozionit, c’ka ka bere qe uji qe vershon nga deti per ne kenete te kete nje fuqi me te madhe.

Kjo ben qe banoret te cilet i kane shtepite fare prane kenetes te jene te rrezikuar nga permbytjet e mundshme.

Top Channel