Festohet Dita e Ujit te Bekuar

06/01/2010 12:35

Besimtaret ortodokse ne te gjithe vendin kane festuar sot Diten e Ujit te Bekuar, e cila ne kalendarin e festave te krishtera cilesohet Theofania.

Ne Korce, Vlore, Sarande, Gjirokaster, Fier, Berat, Elbasan, Durres dhe ne shume qytete te tjera te vendit eshte mbajtur ceremonia e hedhjes se kryqit ne uje nga nje klerik. Besimtaret me pas nxitojne per te nxjerre kryqin nga uji. Ne shume qytete kryqi hidhet ne lumenj apo liqene.

Sipas Bibles dita e ujit te bekuar, perkon me parathenien e 3 personave qe pane ne qiellin e Bethelemit ne Jeruzalem yllin i cili paralajmeronte lindjen e Jezu Krishtit. Te tre dijetaret kishin ardhur nga vende te ndryshme per te pare lindjen e krishtit dhe per ti dedikuar atij dhurata te ndryshme. Duke u nisur nga ky fakt, kjo dite njihet si dita e bekimit nga Zoti, te ujrave te te gjithe botes.

Top Channel