Diber, disa komuna probleme me rreshkitjen e dheut

06/01/2010 08:50

Vendi po vuan pasojat e rreshjeve te shumta qe kane shkaktuar jo vetem permbytje ne Lezhe e Shkoder por edhe rreshkitje te medha dheu ne Diber.

Keshtu, sipas te dhenave me te fundit, ne kete qark jane bllokuar disa komuna si pasoje e rreshkitjeve te masave te medha te dheut. Komuna Muhur eshte bllokuar plotesisht pasi ne afersi te Ures se Muhurit, nje masiv i madh dheu ka bllokuar qarkullimin.

Probleme te medha jane identifikuar edhe ne komunat Rec, Selishte, Zalldardhe, Luzni, Aarras e Lure. Ne Muhur nuk kane mberritur ende perfaqesues te emergjencave per te vleresuar situaten e krijuar dhe marre masat per zhbllokimin e aksit.  

Top Channel