Derdhet Buna, izolohet Velipoja
06/01/2010 09:10
Dalja nga shtrati e ujerave te Lumit te Bunes ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor qe lidh qytetin e Shkodres me Velipojen.
Prurjet e medha gjate oreve te nates ne kete lum kane shkaktuar daljen e ujerave nga shtrati i tij, duke vershuar ne drejtim te zonave fushore ne afersi te Velipojes. Sipas te dhenave nga terreni, rruga eshte e kalueshme vetem nga kamionet ushtarake.
Gjithashtu, qindra hektare toke ne kete zone jane permbytur dhe banoret jane ne rrezik. Sipas deklaratave te eksperteve, prurjet ne Bune nuk duhet te kalojne me shume se 1500 m/kub ne sekonde, pasi zona perreth Shkodres rrezikon te permbytet.
Top Channel