Berisha: Evakuim me cdo kusht, te ndalim katastrofen

06/01/2010 16:15

Qe kur kane nisur permbytjet, ne zonen e Nenshkodres dhe ne qarkun e Lezhes jane rreth 1200 hektare te mbular nga uji, shume deme materiale, fyrje e liqeneve dhe prurje te shumta uji, por me e rendesishmja eshte qe nuk ka asnje humbje njerezore. (UPDATE)

Kjo eshte situata qe kryeminisri Sali Berisha beri ne mbledhjen e jashtezakonshme te qeverise, duke nxjerre serish si detyre emergjente evakukimin e zonens se Nenshkodres per te parandaluar katastrofen.

“Jemi para nje situate emergjente reale. Potencialisht katastrofa qendron si Shpate e Demokleut. Detyra jone eshte te parandalojme katastrofen, por kerkoj qe zona e Nenshkodres dhe e Dajcit te evakuohen. Duhet te pergatitemi per te gjitha situatat. Nuk eshte kurre ne natyren time te leshoj nota pesimiste, por nuk mund te mos paralajmeroj situaten”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha evakuimi eshte emergjent sepse prurjet jane dyfishuar dhe ky eshte momenti me i veshtire qe nuk mund te kontrollohet nga askush.

Deri tani kane pranuar te evakuohen 450 nga 950 familje ne komune e Dajcit dhe alarmi tani po bie edhe per komunen rrethinat. Kryeministri ka paraljameruar qe per asnje arsye nuk mund te rrezikohet permbytja e liqeneve te hidrocentraleve.

“Force mazhore mbeten digat dhe liqenet. Ndaj me cdo kusht te evaukuohet zona e Nenshkodres dhe te merren ne konsiderate Velipoja e rrethinat”, tha Berisha.

Ne mbledhjen e qeverise u vendos ngritja e komitetit nderqeveritar per emergjencat, nje nga detyrat e te cilit do te jete informimi i vazhdueshem i medias, duke i ndihmuar ato ne paraqitjen e situates ne menyre sa me te sakte.

Kryeministri Berisha garantoi edhe nje here fermeret dhe te gjithe te demtuarit nga permbytjet per zhdemtin dhe kompensimin e te gjitha demeve.  

Top Channel