
“Jemi para nje situate emergjente reale. Potencialisht katastrofa qendron si Shpate e Demokleut. Detyra jone eshte te parandalojme katastrofen, por kerkoj qe zona e Nenshkodres dhe e Dajcit te evakuohen. Duhet te pergatitemi per te gjitha situatat”.
Keshtu deklaroi ne nje mbledhje urgjente qeverie kryeministri Sali Berisha, i cili njoftoi ngritjen e Komitetit te Emergjences Civile, qe do te koordinoje me autoritetet vendore te gjithe procesin e evakuimit nga zonat e permbytyra.
“Banoret duhet te tregohen te matur dhe te marrin vendim per t’u larguar, pasi qofte edhe nje jete e humbur eshte shume e rende per vendin. Trimeri eshte te gjesh rrugen per ta perballur me mencuri kete situate”, u shpreh kryeministri.
Duke ndare detyrat per ministrat e kabinetit, Berisha kerkoi impenjim maksimal te Forcave te Armatosura, te drejtuesve te energjitikes, shendetesise, te rrugeve, te shendetesise, nderkohe kerkoi nga vete banoret qe te japin kontributin e tyre ne shpetimin e gjese se gjalle, duke siguruar se strehimi i te evakuuarve do te jete ne kushte optimale.
“Te evakuohet patjeter Nenshkodra, Dajci, si dhe te merret ne konsiderate Velipoja, Ana e Malit dhe rrethinat”, u shpreh Berisha.
Top Channel