Aldo Bare mbetet ne burg

06/01/2010 18:10

Edhe Gjykata e Apelit ka rrezuar sikurse Shkalla e Pare kerkesen e Aldo Bares apo Alfred Shkurtit te lene qelite.

Duke lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Krimeve te Renda Gjykatat e Apelit ka rrezuar kerkesen e avokatit te Bares, Vladimir Meci i cili u kerkoi togave te zeza te urdherojne lirimin e klientit te tij.

Tre jave pasi kerkesa e tij fillestare u rrezua nga Gjykata e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda, avokati i tij mbrojtes Vladimir Meci iu drejtua Gjykates se Apelit per te kundershtuar kete vendim.

Ne qendrimin e tij avokati meci kerkoi rrezimin e vendimit te Krimeve te Renda me arsyetimin se klientit te tij i kane perfunduar afatet ne kohen qe mbahej ne qelite e Turqise dhe pritej qe ai te ekstradohej ne Shqiperi.

Sipas avokatit afatet e paraburgimit nuk mund t’i kalojne caqet per asnje arsye dhe Aldo Bare eshte mbajtur sipas mbrojtjes gati dy vjet jashte afateve.

Ne qendrimin e tij avokati pohoi se paraburgimi per Aldo Baren ka humbur fuqine dhe duke ju referuar kushtetutes ai mbahet ne menyre te kundraligjshme.

Nderkohe Gjykata e Apelit pasi degjoi edhe qendrimin e prokurorit cmoi se afat e paraburgimit per Aldo Baren kane nisur ne momentin qe ai u soll ne Shqiperi dhe koha qe ai u mbajt per pothuajse tre vjet ne Turqi nuk llogaritet.

Top Channel